Gjasula: Fitorja është detyrim ndaj Andorrës
Klaus Gjasula në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Anodrras është shprehur se nuk mund të tolerohet një tjetër gabim kundër tyre. Mesfushori edhe pse nuk është në 100 për qind të formës është shprehur se është gati për të dhënë kontributin e tij për kuqezinjtë.
“Lojtarët janë të njëjtë vetëm 1-2 janë të rinj, për mua nuk ka ndryshuar shumë, fryma e grupit është e mirë. Besoj që ne me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po ta luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar, besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen.
Nuk jam në 100 % të formës fizikisht, por ndihem gati për të ndihmuar. Do të jap maksimumin për skuadrën nëse trajneri vendos të më aktivizojë. Ndihet që po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. E kemi treguar në ndeshjet e fundit. Shpresoj të na ecë mbarë, që ta vazhdojmë aty ku e lamë.
Objektivi? Personalisht, nuk e kam menduar se sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. E bëmë një herë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë, që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim ne 3 pikë”, ka deklaruar Gjasula.