Gjasula mund të kalojë në Hamburg
16 korrik 2020
| 11:25
Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, mund të gjejë shumë shpejt skuadër. Ish-lojtari i Padërbornit mund të firmosë me klubin e Hamburgut.
Sipas “Sport1”, 30-vjeçari mund të transferohet me parametër zero te skuadra e njohur gjermane, pasi nuk rinovoi kontratën me Padërbornin, që ra nga elita e futbollit gjerman.
Gjasat janë që Gjasula të firmosë për dy vjet me Hamburgun dhe është gati ta ndihmojë ekipin në ngjitje drejt Bundesligës.