Gjasula nënshkruan për klubin gjerman

06 janar 2025 | 14:57

Klaus Gjasula është lojtari më i ri i Rot-Weiss Essen. Klubi i kategorisë së 3-të gjermane ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare të klubit.

Gjasula vjen nga Darmstadt dhe është gati për përvojën e re. Ai, më herët, është aktivizuar për Paderborn, apo edhe Hamburg.

“Mezi pres të shikoj atmosferën e mrekullueshme në Hafenstrasse. Do të bëj gjithçka që të mbledhim pikë sa më shpejt që të jetë e mundur për të qëndruar në ligë”, ka thënë Gjasula pas firmës me Essen. 35-vjeçari do të mbajë veshur  fanellën me numër 5.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rot-Weiss Essen e.V. (@rwe.1907)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e…