Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm një i infektuar në Wuhan
17 mars 2020
| 11:18
Në qytetin kinez Wuhan gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.
Agjencia Nacionale e Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar se në këtë vend gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja, përfshirë edhe një në Wuhan, qytet ky që konsiderohet epiqendra e pandemisë globale Covid 19.
Gjatë të njëjtës periudhë nga infeksioni kanë humbur jetën 13 persona në Kinë, përfshirë 12 nga Wuhani.
Koronavirusi u shfaq në fund të vitit të kaluar në Wuhan e brenda pak ditëve u përhap në 150 shtete të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi globale Covid 19.