Gjatë fundjavës janë sekuestruar katër armë zjarri në rajonin e Prishtinës
10 tetor 2022
| 10:51
Gjatë fundjavës nga zyrtarët policorë janë shoqëruar në stacion tre persona dhe janë sekuestruar katër armë zjarri.
Sekuestrimi i armëve është kryer në tri lokacione të ndryshme.
Në lagjen Veternik, në një pikë kontrolli nga nga Njësiti i Reagimit të Shpejtë, një personit të dyshuar i janë sekuestruar, dy armë zjarri (pistoleta të tipit CZ dhe Zoraki), në fshatin Preoc, një armë gjuetie dhe një në armë e tipit Zoraki në rrugën Agim Ramadani.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.