Gjatë gjithë javës mot i vranët, me shi dhe me diell

04 janar 2021 | 08:50

Në Kosovë gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në vise të ulëta, ndërsa në vise malore pritet të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe kohore pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet 5-10 gradë Celsius.

“Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në…