Gjatë javës që shkoi policia rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 502 gjoba

14 gusht 2023 | 10:00

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 07-13/08/2023 ka shqiptuar 1502 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 14 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 98 aksidente, prej tyre aksidente me lëndime 29; Persona të lënduar 42; Aksidente me dëme materiale 69.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e…