Gjatë mbylljes u përmirësua cilësia e ajrit

13 nëntor 2020 | 08:40

Migjen Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka folur për ndikimin e faktorëve në cilësinë e ajrit. Shala ka thënë se stina e dimrit ndikon në cilësinë e ajrit.

“Janë dy faktorë që ndikojnë në cilësinë e ajrit. Faktori njeri në periudhën e dimrit dhe kushtet klimatike janë të pafavorshme për ajrin. Dhe këta dy faktorë, sa herë që vjen dimri, e vështirësojnë gjendjen me cilësi të ajrit”, ka treguar ai.

Ai shtoi se nëse institucionet iu përmbahen standardeve, cilësia e ajrit do të përmirësohet.

“Ministria e Ambientit po i kryen obligimet e veta, konkretisht Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bashkë me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, ku po bën monitorimin e cilësisë së ajrit përmes termostacioneve të cilët janë edhe në kohë reale ku mund t’i qaset informacioneve secili qytetar që do. Ne si ministri i kemi obliguar secilin institucion që t’i plotësojë standardet. Në këtë rast, p. sh., Ministria e Tregtisë që të kontrollojë cilësinë e derivateve, Ministria e Transporteve të kontrollojë shkarkimin e gazrave, si dhe termocentralet t’i respektojnë standardet me shkarkime”, ka thënë Shala.

Shala, ndër të tjera, ka treguar se mbyllja e ka përmirësuar cilësinë e ajrit për 50 për qind.

“Nëse secili institucion i kryen obligimet e veta, do të ndryshojë edhe cilësia e ajrit. Gjatë mbylljes kemi pasur për 50 për qind përmirësim të gjendjes dhe cilësisë së ajrit. Nëse do të ndodhte edhe një mbyllje, do të kishim një përmirësim të cilësisë së ajrit”, ka thënë ai për Klanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skandal ka shpërthyer në Beograd, në një nga spitale…