Gjatë qeverisjes së Thaçit janë ndërtuar 78 shtëpi tek Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, 142 mijë euro ishin ndarë për kullat e Ali Kadriut
Deri në ardhjen e Hashim Thaçit në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veri të Mitrovicës nuk ishte ndërtuar asnjë shtëpi.
Në mandatin e tij të parë, Hashim Thaçi e trajtoi me prioritet të lartë kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri të Mitrovicës, shkruan Demokracia.com.
Gjatë mandatit të tij të parë janë ndërtuar së paku 78 shtëpi vetëm te Kroi i Vitakut, pa përfshirë pjesët e tjera. Po ashtu, ai rregulloi edhe infrastrukturën në atë pjesë.
Nazim Ismajli, kryetar i këshillit të veriut, prej shtëpisë së Ali Kadriut, në vitin 2019 kishte treguar se PDK ndërtoi rreth 80 shtëpi te Kroi i Vitakut.
“Ky ndërtim që është bë, u bë prej Partisë Demokratike të Kosovës, të bëhemi transparent dhe të tregojmë të drejtën, deri në vitin 2008 asnjë parti politike nuk ka investuar në veri, kjo ka qenë tmerr, kurse prej 2008 e deri më sot vetëm në Kroin e Vitakut janë kthyer/ndërtuar afër 80 shtëpi”, kishte thënë Nazim Ismajli.
https://www.youtube.com/watch?v=9fRV5q0W0wk
Simboli i veriut të Mitrovicës, Ali Kadriu, kishte falënderuar PDK-në duke thënë se kjo parti ka bërë punë të madhe në këtë pjesë.
“PDK ka ba një punë të madhe, mirëpo pushtetet tjera dhe qeveritë tjera që kanë ardh, edhe lokale, edhe qendrore, asnjë tullë nuk e kanë qit këtu”, ishte shprehur Ali Kadriu.
https://www.facebook.com/bedrihamza.official/videos/405865714222786
Hashim Thaçi, si kryeministër i Republikës së Kosovës kishte vizituar kullat e Ali Kadriut.
Për rindërtimin e dy shtëpive të tij, Qeveria e Kosovës asokohe ka investuar 142 mijë euro.