Gjatë vitit 2021 në spitalin e Ferizajt janë kryer mbi 1 000 operacione

23 mars 2022 | 14:50

Në sallat e operacionit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, kirurgë, të asistuar nga anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, kanë kryer 1 mijë e 85 operacione vitin e kaluar.

Gjatë vitit 2021, në këtë spital kishte 1 mijë e 590 lindje, prej tyre 254 me operacion.

Sipas raportit vjetor të punës, u realizuan, gjithashtu, 18 mijë e 726 vizita ambulantore dhe 12 mijë e 116 dializa. Kurse, në laboratorin e spitalit u regjistruan 121 mijë e 212 analiza për 19 mijë e 796 pacientë brenda periudhës janar-dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe skitari Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e sllallomit…