Gjatë vizitës të shefit të CIA-s në AKI u zbulua pllaka me porosi të veçantë

04 shtator 2024 | 11:50

Më 22 gusht, shefi i CIA-s William Burns, e ka vizituar edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ku ishte pritur nga drejtori i kësaj agjencie, Petrit Ajeti.

Pas gati dy javësh, AKI ka dal me komunikatë rreth kësaj vizite.

Në njoftim është thënë  se është zbuluar edhe një pllakë me porosi të veçantë brenda objektit të inteligjencës kosovare.

Kjo porosi është e ushtarakut amerikan Joseph Burns, i cili ia kishte transmetuar birit të tij, shefit aktual të inteligjencës amerikane, William Burns.

“Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, William Burns ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani si edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka deklaruar se…