‘Gjelat’ mposhtin Kazakistanin

28 mars 2021 | 17:12

Franca reagoi pas barazimit shtëpiak kundër Ukrainës dhe mori tre pikët e para në grupin D. Kampionët e botës fituan 0-2 në Kazakistan, duke siguruar fitoren e parë në takimet eliminatore të Botërorit Katar 2022.

“Gjelat” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Ousmane Dembele zhbllokoi takimin në minutën e 19-të. Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe autogoli i i Sergiy Maliy.

Skuadra e Deschamps e uli disi ritmin në pjesën e dytë. Gjithsesi, Franca kishte një mundësi të artë për të shënuar golin e tretë në minutën e 75-të, por Kylian Mbappe dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka postuar një shkrim motivues…