“Gjeli i këndon shumë herët”, gjobitet pronari
09 gusht 2020
| 12:01
83 vjeçari italian, Angelo Boletti u gjobit me 166 euro nga autoritetet pasi gjeli i tij, i quajtur Carlino, këndon shumë herët në mëngjes.
Ngjarja e rrallë i ka ndodhur ish muratorit të dalë në pension Castiraga Vidardo në Lodigiano disa javë më parë, pas një denoncimi të bërë nga fqinjët.
Ishin pikërisht këta të fundit që bënë ankesën tek autoritetet pasi gjeli Carlino këndonte që në 04:30 të mëngjesit.
Sipas ligjeve komunale është i ndaluar shqetësimi nga kafshët që mbahen në shtëpi apo kopshte nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 08:00.