Gjeloshaj, diasporës: Nuk ka forcë e as ligj në fuqi që mund të ndalojë ardhjen tuaj në Malësi

25 janar 2023 | 21:27

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka hequr dilemat rreth ligjit për të drejtën e votës me rastin e zgjedhjeve lokale në Tuz, të cilat do të mbahen më 5 mars.

Gjeloshaj u ka bërë thirje të gjithë atyre që mundohen të përhapin dezinformata për të krijuar konfuzion te diaspora shqiptare, nuk do t’ia arrrin ashtu siç nuk kanë arritur të ndalojnë bashkimin e shqiptarëve.

“Nuk ka forcë, por as ligj në fuqi në Mal të Zi që mund të ndalojë ardhjen tuaj në Malësi dhe fitoren e shqipëtarëve. Fitoren e bashkimit dhe unitetit, fitoren e zhvillimit”, ka shkruar Gjeloshaj.

Postimi i plotë i tij:

Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.”
Duke qenë se ata nuk arritën ta ndalin bashkimin e shqiptarëve dhe se nuk mund t’i përçajnë përsëri vëllezërit me ndarje artificiale, ata tani po përdorin metoda gebelsiane për të përhapur dezinformata dhe për të tentuar të sjellin konfuzion tek diaspora jonë.
Prandaj, e dashur diasporë, ju vërtetoj se këto janë vetem disa tentime të pasukseshme, të pavërteta, propagandistike, dashakeqe dhe përçarëse të këtyre “personave” që janë kundër: bashkimit shqiptar, që janë kundër zhvillimit dhe kundër prosperitetit të vendit të tyre.
Jemi më se krenarë me vendosmërinë tuaj për të ardhur në zgjedhje dhe për t’i dalur në mbështetje atdheut, oxhakut dhe identitetit tuaj.
Ju e keni vërtetuar dhe po e dëshmoni çdo ditë se e doni atdheun tuaj ashtu si shqiponja e do folenë e saj.
Nuk ka forcë, por as ligjë në fuqi në Mal të Zi që mund të ndalojë ardhjen tuaj në Malësi dhe fitoren e shqipëtarëve. Fitoren e bashkimit dhe unitetit, fitoren e zhvillimit.
Në fund, nga rregjistri i votuesve mund të fshihen votuesit të cilët e kanë humbur të drejtën e votës për këto arsye:
– vdekjes
– humbjes së shtetësisë së MZ
– çrregjistrimit të vendbanimit nga Mali i Zi.
Secili që ka shtetësi dhe vendbanim, askush nuk mund t’jua heq pa verifikimin dhe konfirmimin tuaj, të drejtën për të qenë në listën zgjedhore dhe për të votuar.
Pra, shqiponjat tona në diasporë, pergatitnju për fluturim drejtë foles së juve, që të konfirmojmë vazhdimin e zhvillimit të Malësisë që kaq shumë e doni!
NGJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri…