Gjeloshaj jep lajmin e madh: Malësia po ndryshon
”Gjatë vitit 2022 komuna e Tuzit me park dhe shesh me standarde më të larta europiane”
Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, nëpëmjet një postimi në “Facebook” ka prezentuar një ndër projektet më të mëdha kapitale, parkun dhe sheshin e ri të komunës së Tuzit.
Ky projekt sipas Gjeloshajt do të realizohet gjatë vitit 2022, me standardet më të larta europiane.
“Ky projekt është vetëm një pjesë nga buxheti kapital që do ta prezentojmë ditëve në vijim”-ka shkruar Gjeloshaj.
Postimi i Gjeloshajt në “Facebook”:
Të nderuar miq,
Gjatë vitit 2022, komuna jonë do të zbukurohet me një park dhe shesh të ri, me standardet më të larta evropiane.
Ky projekt është vetëm një pjesë nga buxheti kapital që do ta prezentojmë ditëve në vijim!
Malësia po ndryshon!