Gjeloshaj: Mali i Zi do ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në organizata ndërkombëtare
07 dhjetor 2023
| 17:21
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, “më siguroi” se Podgorica “do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Ministri shqiptar i Ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.
Siç e ka cituar “CdM”, Gjeloshaj ka thënë se “në rastin e kundërt” partitë shqiptare nuk do të qëndronin në qeverinë aktuale malazeze.
Rreth asaj se Andrija Mandiq është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Gjeloshaj ka thënë se nuk është problem për të dhe se i mjafton që Mali i Zi është shtet që e njehë Kosovën, teksa ka shtuar edhe se Kosova do ta ketë mbështetjen e Malit të Zi në raste nevoje.