Gjeloshaj: Pakicat si rregull janë pjesë e qeverisë

13 shtator 2020 | 21:30

Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj për RTMZ deklaroi se kushdo që e fiton shumicën, si rregull në rajon është që pakicat të jenë pjesë e qeverisë.

Ai si shëmbull mori Kosovën ku pjesë e qeverisë janë pakica serbe, pavarësisht nga ngjarjet që ndodhën atje.

Gjeloshaj tha se brenda koalicionit do të analizojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, si dhe ftesat për t’u bakangjitur shumicës së re në Malin e Zi.

Ai tha se nuk ka ftesë për bisedë që duhet refuzuar, por që ekziston një ndryshim i madh midis bisedës dhe marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se…