Gjen 75 mijë dollarë, ia kthen të zotit
20 mars 2018
| 11:14
Një shumë e të hollave prej 74 404 dollarësh, një smartphone dhe një orë dore, janë lënë nga një pasagjer në një avion që vinte nga Kuvajti në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”.
Paratë dhe smartphone u gjetën nga Ahmet Kanat, një punonjës i Shërbimit të Pastrimit të Aeroportit. Ato iu kthyen pasagjerit, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.