Gjen kuletën me 335 euro, pejani e dorëzon në polici

22 korrik 2024 | 12:42

Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se qytetari F.S të dielën ka dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë.

Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale si: 335 euro, 20 dollar amerikan, kartela bankare dhe dokumente personale.

Njoftimi i plotë

Qytetari dorëzon çantën dhe kuletën me të holla në Polici

Pejë, 22 korrik 2024
Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
-Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro
-Njëzetë (20) dollar Amerikan
-Kartela bankare
-Dokumente personale.
Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).
Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka përkujtuar sot vendimin historik…