Gjen një biletë ‘Gërvisht dhe fito’ fituese në plehra
24 prill 2019
| 11:28
Kush banon në zonë, e njeh si të apasionuar të lojës ‘Gërvisht dhe fito’. Kush e di sa kishte blerë deri tani dhe kurrë nuk kishte fituar. Por, kësaj radhe, një peshkatar 50-vjeçar nga Mola e Barit në Itali pati shumë fat. Duke kontrolluar mes mbeturinave në kërkim të biletave të hedhura nga lojtarët e tjerë, gjë që ishte mësuar ta bënte, burri gjeti një biletë fituese, duke fituar kështu 100 mijë euro.