Gjen prindërit 33 vjet pasi e braktisën në tualetin e aeroportit
15 maj 2019
| 11:06
Një burrë që u braktis kur ishte foshnje në aeroportin e Gatwick më shumë se 30 vjet më parë ka gjetur prindërit.
Steve Hydes u braktis në terminalin jugor të aeroportit në vitin 1986 kur ishte vetëm 10 ditësh dhe u gjet i mbështjellë me një batanije në tualetin e grave.
Hydes kaloi 15 vjet duke u përpjekur ta gjente familjen dhe vetëm tani, pasi gjeneologët testuan mostrat e ADN-së, zbuloi se nëna e tij ka vdekur, ndërsa babai është ende gjallë.