Gjenden 6 të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë
Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë, ndërsa policia po heton për helmim të mundshëm.
Gjashtë persona, përfshirë dy vietnamezë amerikanë, janë gjetur të vdekur brenda një dhome hoteli luksoz në qendër të Bangkokut. Policia tajlandeze po heton ngjarjen dhe dyshimet janë se ata mund të jenë helmuar.
Trupat u zbuluan nga personeli në një dhomë të katit të pestë në hotelin Grand Hyatt, kur ata u vonuan të bëjnë check out për më shumë se 24 orë.
Sipas policisë ngjarja nuk duket të jetë një grabitje dhe asnjë prej trupave nuk kishte shenja të dhunës fizike. Policia gjithashtu beson se “ata nuk e kanë dëmtuar veten”, por janë gjetur gjurmë pluhuri në gotat e tyre.
“Por gota me gjurmë të një pluhuri të bardhë ndodheshin në dhomë, së bashku me ushqime të paprekura që ishin porositur më herët. Nuk përjashtohet edhe helmimi”, tha Thiti Saengsaëang, komisioner i Policisë Metropolitane të Bangkokut.