Gjenden armë, granata dore dhe një tromblon në një fshat të banuar me serbë në Vushtrri

16 tetor 2023 | 23:54

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.


“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë , ka vrejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon..”, ka thënë Zahiti.

Përndryshe Prelluzha është fshat i banuar nga serbët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Alëancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka deklaruar…