Gjenden eshtrat e një viktime, që potencialisht mund të jetë në listën e personave të zhdukur

27 nëntor 2024 | 12:00

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gërmimet e realizuara sot në lokacionin Suhodoll – Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në listën e personave të zhdukur.

“Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së. Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’iu mbajë të informuar për rezultatet e gjetjeve. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me…