Gjenden fosilet e një dinozauri
08 shtator 2018
| 21:18
Në veri të Kinës janë gjetur fosilet e dinozauri.
Agjencia e lajmeve Xinhua njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurëve që ka jetuar para 130 milionë vitesh.
Hulumtimet e zhvilluara në fosilin e copëtuar tregojnë se dinozauri ka qenë me madhësi prej 7 deri në 10 metra.
Supozohet se bëhet fjalë për ndonjë lloj të ri të dinozaurit.
Drejtuesit lokalë lejuan gërmimin në këtë rajon, ku edhe më herët ka pasur mbetje fosilesh.