Gjenden gjashtë trupa të pajetë, pas rrëzimit të një helikopteri në Havai
28 dhjetor 2019
| 12:51
Shpëtuesit kanë gjetur trupat gjashtë personave, pasi një helikopter u rrëzua në majë të një mali në ishullin Havai të Kauai.
Helikopteri ishte duke i bartur shtatë udhëtarë, derisa nuk ka shenja se mund të ketë ndonjë tjetër të mbijetuar.
Kërkimet për personin e zhdukur, pritet të fillojnë të nesërmen, nëse lejojnë kushtet klimatike dhe ka kthjellime në atë pjesë.
Shkaktar i rrëzimit të fluturakes, besohet se ishin erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm që fillojë papritmas, gjatë orëve të pasdites.
BBC-ja raporton se në helikopterin turistik, që u rrëzua 40 minuta para se të bëhej aterrimi i planifikuar, ishin edhe dy të mitur, së bashku me udhëtarët tjerë. /Telegrafi/