Gjenden kimikate të rrezikshme në pelenat e fëmijëve
24 janar 2019
| 10:53
Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë në Francë, Anses, ka njoftuar se ka gjetur kimikate në pelenat e foshnjave që tejkalojnë nivelet e sigurisë. Testet gjetën substanca të cilat janë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Anses ka njoftuar se testet në pelena ishin të parat që u realizuan nga një organizatë kombëtare e shëndetit dhe sigurisë në botë.