Gjenden mallra kontrabandë në një depo në veri
15 shtator 2021
| 12:05
Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut.
“Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Mallrat e kontrabanduar që u zbuluan nga autoritete kosovare:
Miell – 1.6 ton
Birra – 1000 litra
Pije te gazuara 1500 litra
Vaj ushqimor – 370 litra
Lëngje 500 litra
Filtera cigaresh 160000 copë
Ujë– 1000 litra
“Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore në Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje”, thuhet tutje në njoftim.