Gjenden mbetje mortore në Prishtinë, dyshohen të jenë të një personi të zhdukur gjatë luftës

05 tetor 2023 | 16:30

Ekipi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Mat kanë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të një individit.

Sipas këtij komisioni, mbetjet e këtij individi dyshohet se janë në listën e personave të zhdukur.

“Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës”, ka njoftuar ky komision.

Edhe gjatë ditës së djeshme mbetje mortore janë gjetur në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thirrur 26 lojtarë për…