Gjenden mbetjet e avionit të rrëzuar në Iran
Avioni i kompanisë ajrore Aseman Airlines që fluturonte nga Teherani në qytetin jugperëndimor Yasuj, u rrëzua dje në një zonë malore në lagjen Semirom në krahinën Isfahan
Autoritetet iraniane kanë gjetur mbetjet e avionit të pasagjerëve që u rrëzua dje me 66 persona në bord në Iranin qendror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA citon zëvendës guvernatorin e krahinës Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmed, Ahmad Jaafar Gohargani, të ketë thënë se “mbetjet u gjetën pranë qytetit Semirom në krahinën Isfahan”.
Avioni i kompanisë ajrore Aseman Airlines që fluturonte nga Teherani në qytetin jugperëndimor Yasuj, u rrëzua dje në një zonë malore në lagjen Semirom në krahinën Isfahan.
Autoritetet iraniane më parë u bënë thirrje vendeve evropiane dhe Kinës që t’i japin Teheranit imazhe satelitore për të ndihmuar në gjetjen e rrëzimit të avionit.
Kompanitë ajrore iraniane, shërbejnë me avionët e blerë para vitit 1979, para sanksioneve të SHBA-ve, ose me avionë të blerë si të përdorur. Për shkak të mos rinovimit të flotës së avionëve është rritur rreziku nga aksidentet, ndërsa në 39 vitet e fundit kanë ndodhur mbi 200 aksidente të avionëve ku kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona.