Gjenden mbetjet e kalit me parzmoren e tij në Pompei
25 dhjetor 2018
| 11:37
Mbetjet e një kali me parzmoren e tij janë zbuluar në një vilë jashtë mureve të Pompeit. Arkeologët e konsiderojnë si gjetje të rëndësisë së rrallë.
Kali ishte i shaluar dhe mendohet se ishte bërë gati për të ndihmuar në shpëtimin e Pompeianëve që po mundoheshin të largoheshin pas shpërthimit të malit Vezuvid, i cili i varrosi në hi. Ai u gjet së bashku me mbetjen e kuajve të tjerë në Vilën e Mistereve.