Gjenden në Libi mbetjet mortore të fëmijëve të rrëmbyer në vitin 2015
08 prill 2018
| 15:17
Autoritetet libiane kanë bërë me dije se kanë gjetur mbetjet mortore të tre fëmijëve, që ishin rrëmbyer në vitin 2015 në kryeqytetin Tripoli.
Zyra e hetimeve kriminale në Libi ka thënë të dielën se trupat janë gjetur në qytetin jugor Surman.
Një grup i armatosur kishte rrëmbyer fëmijët e familjes së biznesmenit Reyad al-Shershari dhe në këmbim të lirimit të tyre kishin kërkuar shpërblim.
Fëmijët ishin nga mosha pesë deri në 12 vjeç, në kohën kur ishin rrëmbyer, transmeton “AP”.
Al-Shershari u ka thënë medieve lokale se ai u ka bërë apel autoriteve gjatë këtyre viteve, por ata kanë dështuar që ta zbardhin këtë rast.
Në muajin mars, zyra për hetime kishte thënë se kanë arrestuar liderin e këtij grupi dhe kanë vrarë anëtarët e tjerë të tij.