Gjenden pa shenja jete burrë e grua në Rahovec, dyshohet se vdiqën nga tymi pas një zjarri në shtëpi
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, gjatë orës 12:25 kanë gjetur pa shenja jete dy persona, burrë e grua në fshatin Pataqan i Poshtëm, në Rahovec.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, nga hetimet e kryera, dyshohet se viktimat kanë ardhur deri te vdekja si pasojë e asfiksimit nga një tym, që u shkaktua pasi nga një prizë elektrike iu vu zjarri një kolltuku.
Shkaku zyrtar i vdekjes do të vërtetohet pas ekzaminimit nga mjeku ligjor. Rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë:
Hetim i vdekjes
Rahovec, 17 mars 2024
Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.
Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”.