Gjenden rreth 260 bimë kanabis në Podujevë

29 shtator 2023 | 10:43

Të enjten në Podujevë janë gjetur 260 bimë të llojit të kanabisit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, teksa mbetjet tjera janë asgjësuar.

“Podujevë  28.09.2023 – 13:30. Është raportuar se janë gjetur disa bimë të kanabisit të dëmtuara të cilat kanë qenë të mbjellura në një hapësirë rreth dy ari tokë, në sasi prej rreth 260 bimë të llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar”, ka njoftuar policia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët shëndetësor të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK kanë protestuar…