Gjenden sërish armë, armë e emblema ushtarake në Varagë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në Varagë të Zubin-Potokut ka gjetur dhe sekuestruar sërish armatim.
Në kontrollin e së dielës janë gjetur dy pushkë gjuetie, dy armë karabinë M48, 1 armë në formë të lapsit kimik, 278 fishekë, 3 thika, 5 emblema, 1 shall maskues, 1 audio incizues, 1 USB, 1 bateri dore, 1 këllëf për pistoletë, 1 rrip brezi taktik, 1 sprej, 3 krehër të zbrazët për fishekë, 1 karikator për pistoletë dhe 1 radiolidhje me adapter.
Policia ka theksuar se kontrolli në një zonë ndërlidhet me sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës (PK), pas sulmit kriminal terrorist të ndodhur me datën 29.11.2024 në veri të vendit ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit Ibër Lepenci, ka vazhduar me realizmin e detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, duke aplikuar masa shtesë në interes të parandalimit të akteve të tilla kriminale, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.
Sipas detyrës zyrtare, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, njësitë kompetente policore, sot me datën 01.12.2024 kanë vazhduar me veprime policore në vendin e ngjarjes rreth hetimit, ekzaminimit dhe dokumentimit shtesë me dëshmi dhe faktet relevante që ndërlidhen me rastin.
Njësitë policore gjate aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar,
-Dy armë gjuetie,
-Një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar,
– 1 pushke gjuetie
– 1 armë forme lapsi kimik
– 278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë
– 3 thika
– 5 emblema
– 1 Shall maskues me kapele
– 1 Audio incizues
– 1USB
– 1 bateri dore
– 1 këllëf për pistoletë
– 1 rrip brezi taktik
– 1 sprej
– 3 kreher të zbrazet për fishek
– 1 karikator për pistoletë dhe
– 1 radiolidhje me adapter
Ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike, ruajtja e pronës publike dhe private, zbatimi i ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës.