Gjenden shtatë trupa të pajetë në një zonë rurale në Australi

11 maj 2018 | 12:13

 

Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një pronë rurale në Australinë perëndimore, ka konfirmuar Policia e këtij shteti.

Trupat e katër fëmijëve dhe tre të të rriturve janë gjetur të premten në qytetin Osmington.

Autoritetet nuk ka thënë se si kanë vdekur viktimat, por kanë konfirmuar se kanë gjetur dy armë zjarri në vendin e ngjarjes.

Policia ka thënë se nuk ka kërcënim për sigurinë publike.

“Trupat e dy të rriturve janë gjetur jashtë dhe pesë trupa janë gjetur brenda një ndërtese në pronën rurale”, ka thënë komisionari i Policisë, Chris Dawson.

“Duket se ka plagë nga të shtënat, por nuk dua të shkoj më tej se kaq”, ka thënë ai.

Nëse konfirmohet se është vrasje masive, ajo do të jetë më e rënda në Australi qëkur një masakër në Tasmania ka marrë jetën e 35 njerëzve në vitin 1996. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia turke ka arrestuar 150 ushtarë për lidhje të dyshuara…