Gjenden skelete mamutësh, njerëzit i gjuanin me kurthe
10 nëntor 2019
| 12:30
Arkeologët zbuluan 14 skelete mamutësh në Meksikë të zënë në gracka të ndërtuara nga njeriu rreth 15.000 vite më parë. Dy gropat e mëdha në Tultepec në veri të Meksikës janë kurthet e para të zbuluara. Të gjitha këto zbulime mund ta hedhin dritë për mënyrën se si njerëzit i gjuanin këto kafshë të mëdha. Deri më tani dimë se njerëzit i vrisnin mamutët vetëm kur ata ishin plagosur ose kishin rënë në ndonjë kurth.