Gjenden të vdekur tre fëmijë të mitur, arrestohet një 42-vjeçare
Një grua është arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi tre fëmijë u gjetën të vdekur në një shtëpi në Bristol.
Policia u thirr në Blaise Walk në zonën Sea Mills të qytetit në orën 12:40 të së dielës, pasi mori një telefonatë, sipas Sky News.
Tre fëmijë të vegjël të gjetur brenda pronës u shpallën të vdekur pak kohë më vonë, tha Policia e Avon dhe Somerset. Gruaja, 42 vjeçe, po mbahet në paraburgim nga policia në spital.
Besohet se është një “incident i izoluar” me “asnjë rrezik të mëtejshëm për komunitetin e gjerë”, tha kryeinspektori Vicks Hayeard-Melen.
Detektivët e Grupit të Hetimit të Krimeve të Rënda po hetojnë.
Një zëdhënës tha: “Ne kemi kërkuar një referim në letër me informacion të mëtejshëm në lidhje me kontaktin paraprak dhe pasi ta marrim, ne do ta vlerësojmë atë për të përcaktuar nëse kërkohen veprime të mëtejshme nga ne.”
Mark Shelford, Komisioneri i Policisë dhe Krimit në Avon dhe Somerset, tha se kishte “pyetje për t’u bërë se si ka ndodhur një ngjarje e tillë e tmerrshme dhe çfarë mund të ishte bërë për ta parandaluar atë”.
Marvin Rees, kryetari i bashkisë së Bristolit i zgjedhur drejtpërdrejt, tha: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që i njihnin këta tre fëmijë të vegjël. Ne do të punojmë me shkollat, komunitetin dhe policinë Avon dhe Somerset për të mbështetur njerëzit.”
Oficerët do të qëndrojnë në vendngjarje për të “siguruar këdo që ka ndonjë pyetje ose shqetësim”, tha zonja Hayëard-Melen.
“Gjatë ditëve në vijim, banorët mund të presin të shohin një prani të shtuar të policisë dhe ne i falënderojmë ata për bashkëpunimin e tyre gjatë kësaj kohe.”, transmeton KosovaPress.
Ajo shtoi: “Ky është një incident tepër tragjik në të cilin fatkeqësisht kanë vdekur tre fëmijë.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të dashurit e fëmijëve dhe ne do të sigurohemi që atyre t’u ofrohet mbështetje përmes njësisë sonë të ndërlidhjes familjare”. Tch