
Gjenden tre persona të vrarë në Gjermani, mister rrethanat
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona janë gjetur të vdekur në zonën e Westerwald, teksa policia ende nuk e ka të qartë nëse ka të bëjë me një ose më shumë autorë të dyshuar.
Vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, me policinë që ka zbuluar detajet e para.
“Ne u informuam rreth orës 3:45 të mëngjesit të sotëm përmes një telefonate urgjente. Më pas autoritetet erdhën dhe gjetën tre trupa të pajetë. Ndërsa ne u afruam, një person u largua. Ky është personi që ende po kërkojmë”, shpjegoi zëdhënësi i policisë, Jürgen Fachinger.
Automjetet që hyjnë ose dalin nga qyteti aktualisht po kontrollohen dhe një helikopter policie po fluturon mbi zonë. Më tej, policia po patrullon intensivisht në zonat përreth.
Rreth 2200 njerëz jetojnë në Weitefeld. Fshati i përket komunës së Daaden-Herdorf në rajonin Westerwald.