Gjenden tri granate dore në Fushë – Kosovë, FSK-ja bën deminimin e tyre
Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:45 në rrugën “Tahir Zemja”, në Fushë – Kosovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara, granata dore.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore”, thuhet në raport, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, sipas raportit lidhur me rastin është njoftuar prokurori.