Gjenden tri paketa me eksploziv në Londër

05 mars 2019 | 23:26

Policia antiterror e Britanisë ka njoftuar se janë duke hetuar tri paketa që përmbanin “mjet eksploziv të improvizuar” të cilat u gjetën në tri lokacione të ndara në Londër.

Paketat u gjetën në Aeroportin e “Heathrow”, në aeroportin tjetër “London City Airport” dhe në një stacion treni.

Policia ka bërë me dije se paketat kishin kapacitet të eksplodimit, transmeton “Rel”.

Askush nuk është lënduar dhe nuk ka pasur anulim të ndonjë fluturimi apo të linjave të udhëtimit hekurudhor, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamera e Halit Baranit fokusoi shumëçka që po ndodhte para…