Gjenden trupat e gjashtë pengjeve në Gaza, ishin rrëmbyer nga Hamasi vitin e kaluar
01 shtator 2024
| 10:07
Izraeli thotë se forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah.
IDF zbuloi edhe identitetet e tyre si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.
Zëdhënësi Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i gjenim ata”.
Në deklaratën e lëshuar të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat janë “rikthyer në territorin izraelit”.
“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor [2023] dhe u vranë nga Hamasi në Rripin e Gazës” u tha ndër tjera.