![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/e-jashtëzakonshme-19.jpg)
Gjendet anija australiane e Luftës së Dytë Botërore në oqean
26 prill 2019
| 16:09
Një anije australiane e mbytur nga një nëndetëse japoneze në Luftën e Dytë Botërore, është gjetur pas 77 vjetësh. SS Iron Crown, një anije mallrash detare, u qëllua jashtë shtetit të Victoria në vitin 1942.
Nga sulmi mbetën të vdekur 38 njerëz. Vetëm pesë anëtarë të ekuipazhit mbijetuan. Anija u mbyt brenda 60 sekondave pas sulmit në Bass Strait.