Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë
29 prill 2019
| 10:49
Në një minierë në Bostvana është gjetur diamanti i dytë më i madh i regjistruar në histori.
Sipas një njoftimi të kompanisë së diamanteve me qendër në Kanada, Lucara, diamanti i papërpunuar prej 1.758 karatësh është gjetur në Minierën Karowe.
Ekspertët kanë nisur punimet për përcaktimin e vlerës dhe cilësisë së diamantit, i cili është më i madhi në historinë e shtetit afrikan dhe i dyti në historinë botërore.
Diamanti ka madhësinë e një topi të tenisit dhe peshon 352 gramë.