Gjendet e gjallë e moshuara e cila ishte zhdukur në rajonin e Dragashit
19 mars 2024
| 15:12
Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë.
Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bexhet Xheladini.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se e moshuara 72-vjeçare nga fshati Bresanë, e cila kishte humbur para 36 orëve, është gjetur e gjallë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo momentalisht është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kontribuuan për gjetjen e kësaj të moshuare. Uroj që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet shumë shpejt”, ka shkruar ai.