Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Prizren, dyshohet se u dhunua nga dy persona
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, të cilët dyshohen për dhunimin e një të miture që ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj më 16 mars.
Sipas raportit të policisë, viktima është gjetur më 18 mars dhe se ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve “kishte qenë në shoqërim të dy personave”.
“DHUNIM – Prizren 16-18.03.2024. Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person i zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.