Gjendet e varur një grua në Deçan, dyshohet se kreu vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Isniq të Deçanit ku një grua është gjetur pa shenja jete dhe e njëjta dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se një grua është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se e ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet e ndjera, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.