Gjendet e vdekur 77-vjeçarja në Prishtinë
31 tetor 2019
| 11:03
Një trup i pajetë është gjetur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hyzri Talla’ në Prishtinë, është shtrirë një person (femër – 1942). Menjëherë në vendngjarja kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, ka thënë Ahmeti për “Klan Kosovën”.