Gjendet e vdekur artistja e njohur koreane
26 nëntor 2019
| 11:37
Këngëtarja dhe aktorja e Koresë së Jugut, Goo Hara, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Seul, ka bërë me dije policia, shkruan “BBC”.
Policia thotë se shkaku i vdekjes është ende duke u hetuar. 28-vjeçarja njihet më së shumti si anëtare e grupit K-Pop Kara, të cilit ajo iu bashkua në vitin 2008.
Ajo u shfaq në disa performanca javën e kaluar, pas shtrimit në spital në maj, pas një përpjekje të supozuar për vetëvrasje.