Gjendet e vdekur një grua në liqenin e Badovcit
08 nëntor 2021
| 18:23
Një grua është gjetur pa shenja jete sot në liqenin e Badovcit, ka njoftuar policia.
Në vendin e ngjarjes është ftuar Mjekësia Ligjore, ndërsa prokurori i shtetit ka nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen.